12 vite pa fituar me të si arbitër në “San Siro”, Milan-Atalanta i besohet gjykimit të “makthit” të kuqezinjve

Milan-Atalanta do të jetë një ndeshje shumë deçizive për fatet e titullit kampion, me kuqezinjtë të cilët nuk duhet të gabojnë në këto dy ndeshje të fundit për të siguruar titullin kampion.

ORSATO

Gjykimi i kësaj sfide i është besuar një emri aspak të dashur për milanistët, me Daniele Orsaton që do të vendosi drejtësinë në këtë takim.

Kuqezinjtë kanë një rekord negative me këtë arbitër në “San Siro”, ku kryesuesit e Serisë A kanë fituar për herë të fundit në vitin 2010, por pikërisht kundër një skuadre të drejtuar nga Gasperini, i cili është trajneri i kundërshtarëve në sfidën e kësaj të diele.

Mbetet për t’u parë nëse 12 vite më pas kuqezinjtë do të arrijnë të përmbysin këtë statistik negative duke siguruar një tjetër tre-pikësh vendimtar për fatet e titullit.

Arena e Lajmit


12 vite pa fituar me të si arbitër në “San Siro”, Milan-Atalanta i besohet gjykimit të “makthit” të kuqezinjve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook