Si po ‘shuhet’ gjallëria në Zvërrnec, në një nga zonat më të bukura pranë Nartës… sot jetojnë vetëm disa të moshuar

Fshati Zvërnec është ndër të parat zona që është braktisur që prej hapjes së kufijve. I vendosur në një prej zonave më të bukura pranë lagunës së Nartës dhe vetëm pak metra larg detit, aty sot jetojnë vetëm disa të moshuar.

Kryesisht banorët kanë emigruar në Greqi pasi vetë zona ka qenë Greqishtfolëse që në kohën e komunizmit ndërsa data 15 gusht përmendet nga banorët e mbetur si dita që i bashkon me të afërmit.

Banorët rrëfejnë se tashmë në fshat është gati çdo gjë e braktisur, që nga shkolla të cilës i është vendosur dryni dhe deri te shtëpitë që janë gati të gjitha me grila të mbyllura. Sipas banorëve, dikur kjo shkollë kishte fëmijë, nga kopshti dhe deri në klasë të 8 me klasa të mbipopulluara, ndërsa sot është vetëm një gërmadhë.

Një banore e fshatit shprehet se tashmë ka mbetur fillikat e vetme pas vdekjes së bashkëshortit 3 vite më parë dhe kur të ndërroj jetë i gjithë brezi i tyre, ky fshat do jetë i braktisur totalisht.

Edhe punonjësi i ujësjellësit shprehet se e ka të vështirë për të lexuar sahatet pasi shtëpitë janë gati të gjitha të mbyllura duke konfirmuar largimin e banorëve.

Të vetmit vizitor që vijnë në fshat në periudha të ndryshme të vitit, janë të huajt që shijojnë bukuritë e vendit, që nga flamingot që janë aktualisht në lagunë dhe shpendë të tjera që i gjen vetëm në këtë vend.

 

Arena e Lajmit

Si po ‘shuhet’ gjallëria në Zvërrnec, në një nga zonat më të bukura pranë Nartës… sot jetojnë vetëm disa të moshuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook