Rama takohet me Hillary Clinton në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kryeministri: Me miken e madhe të Shqipërisë dhe Kosovës

Kryeministri Edi Rama, në Konferencën e Sigurisë në Mynih është takuar me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton.

Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa foto nga takimi mes tyre, ndërsa shkruante “me miken e madhe të Shqipërisë dhe Kosovës, Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton”.

Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih prej ditës së djeshme, ku po merr pjesë në punimet e konferencës së Sigurisë.

Në qendër të këtij takimi janë vendosur krizat aktuale botërore, lëkundja e mbështetjes amerikane për Ukrainën në SHBA, rreziku i shtrirjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, e ardhmja e marrëdhënies transatlantike, Kina e vështirë dhe ndryshimi i klimës.

Clinton Rama
Clinton Rama
Edi Rama Hilary Clinton
Edi Rama Hilary Clinton
Arena e Lajmit

Rama takohet me Hillary Clinton në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kryeministri: Me miken e madhe të Shqipërisë dhe Kosovës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook