Britney Spears zbulon se pësoi një sulm paniku pak para se të niste ceremonia martesore: Isha shumë nervoze gjithë kohës por më pas…

Britney Spears dhe Sam Asghari kanë kurorëzuar dashurinë e tyre disa ditë më parë me një ceremony madhështore brenda vilës së saj luksoze në Kaliforni.

Ylli i popit ka ndarë me ndjekësit e saj disa imazhe të cilat i publikoi në Instagram dhe krahas tyre shkroi një deklaratë ku tregon se gjatë orëve përpara së të niste dama ajo kaloi nje sulm paniku.

“Uau!!!Dreqin !!!Ne ia dolëm!!! NE U martuam 👰🏼‍♀️!!! O Zot!!! Ishte dita më spektakolare!!!”– shkroi 40-vjeçarja.

“Isha shumë nervoze gjatë gjithë mëngjesit, por më pas në orën 14:00 më goditi vërtet… PO MARTOHEMI 💍!!!” vazhdoi ajo. “Kam pësuar një atak paniku dhe më pas e mblodha veten🙄🙄🙄.”

Spears nuk dha detaje mbi  gjendjen e rënduar shëndetësore, por ka mundësi  se arsyeja ishte tentativa e ish-bashkëshortit të saj Jason Alexander për të prishur dasmën.

Alexander, 40 vjeç, tentoi të futej në shtëpinë e këngëtares “Toxic” të enjten pasdite, vetëm disa orë para ceremonisë. Ai përfundimisht u arrestua dhe u akuzua për shkelje të ligjit, vandalizëm dhe sulm, dhe Spears dhe Asghari, 28, iu dha një urdhër ndalimi kundër tij të premten.

Pavarësisht veprimeve të Aleksandrit, Spears e përshkroi ditën e saj të madhe me aktorin si një “ëndërr” të realizuar.

“Grupi që e krijoi shtëpinë tonë në fjalë për fjalë një kështjellë ëndrrash ishin fantastike!!! Ceremonia ishte një ëndërr dhe festa ishte akoma më e mirë 🎉!!! Kaq shumë njerëz të jashtëzakonshëm erdhën në dasmën tonë dhe unë jam ende në shok 😱!!!”

Spears dhe Asghari u takuan në xhirimet e videoklipit të saj “Slumber Party” në vitin 2016 dhe  u fejuan  në shtator 2021. Ata njoftuan në prill se prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku , por fatkeqsisht Spears abortoi disa javë më vonë .

Britney Spears zbulon se pësoi një sulm paniku pak para se të niste ceremonia martesore: Isha shumë nervoze gjithë kohës por më pas…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook