“Fokusi te procesi i integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor”, ministri Hasani zbardh detaje nga takimi me homologët e tij

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar një takim me disa homologë të tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale ministri tha se ishte takuar me ta dhe kishte diskutuar agjendën dypalëshe, me fokus në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet e përbashkëta për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme nën sfidat aktuale globale.

“Në Konferencën e Sigurisë në Mynih u takova me homologët e mi nga 🇧🇬 Mariya Gabriel, 🇽🇰 Donika Gërvalla-Schëarz, 🇲🇹 Ian Borg, 🇭🇷 Grlic Radman, 🇬🇪 Ilia Darchiashvili, 🇲🇩 Mihai Popșoi, 🇧🇦 Elmedin Konaković,🇩🇪 Eric Beißëenger, Sekretaren e Shtetit Susanne Baumann, 🇬🇧 të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Lordi Stuart Peach dhe Kryetaren e Komisionit të Jashtëm, Alicia Kearns.
Diskutuam agjendën tonë dypalëshe, me fokus në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet tona të përbashkëta për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme nën sfidat aktuale globale.
#MSC2024”, shkruan Hasani.
()

Arena e Lajmit

“Fokusi te procesi i integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor”, ministri Hasani zbardh detaje nga takimi me homologët e tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook