EMRI/ U konfliktua dhe ushtroi dhunë ndaj vëllait, arrestohet 29-vjeçari në Bulqizë

Një sherr mes dy vëllezërve ka ndodhur në Bulqizë. Nga një konflikt i çastit është arrestuar 29-vjeçari Bekim Duriçi, banues në Bulqizë i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait.

Njoftimi i policisë:
Bulqizë/U konfliktua dhe dhunoi vëllanë e tij, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Policia kapi dhe vuri në pranga 29-vjeçarin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Gjeologu”, po konfliktoheshin dy vëllezër, kanë reaguar menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Si rezultat, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin B.D., 29 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas, për motive të dobëta ishte grindur dhe kishte dhunuar fizikisht vëllain e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
()

Arena e Lajmit

EMRI/ U konfliktua dhe ushtroi dhunë ndaj vëllait, arrestohet 29-vjeçari në Bulqizë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook