Kategoria Superiore U-19 do të luaj ndeshjet e fazës finale të sezonit, ku janë përcaktuar ndeshjet play-off dhe play-out për t’u zhvilluar.
Kalendari i sfidave u përcaktua në bazë të ekipeve fituese të grupeve A dhe B, të cilat janë Partizani dhe Apolonia.
Faza play-off do të zhvillohet mes skuadrave të renditura në katër vendet e para të grupeve respektive, ku ndeshjet do të jenë direkte me një takim.
Në fazën play-out do të përballen ekipet e dy vendeve të fundit në grupet A dhe B po me një takim si sfidat e play-offit.
Ndeshjet do të luhen në datat 14 dhe 15 maj në Kompleksin Internacional dhe Qendrën sportive Kamëz.
Kategora Superiore U-19 Play-Off:
Kategoria Superiore U-19 Play-Out:
Arena e Lajmit