“Municioni i braktisur vuri në rrezik zjarrfikësit”/ Djegia e dy shtëpive në Gjirokastër, tre të moshuarit…

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen në Gjirokastër, ku shtëpitë e dy vëllezërve u shkrumbuan pasi u përfshinë nga flakët.

Gazetarja Brikena Mataj raporton se burime nga zjarrëfikësit bëjnë me dije se rreth banesave të djegura janë gjetur edhe municion, fishekë të braktisur, të cilët kanë vënë në rrezik jetën e punonjësve të zjarrfikësve.

Zjarri ka nisur nga çatia, dhe dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Në banesat e vjetra jetonin gjithsej tre persona. Një çift të moshuarish dhe në banesën tjetër vetëm një burrë.

Sapo kanë parë zjarrin, ata kanë dalë nga shtëpitë që janë përfshirë menjëherë nga flakët pasi janë me dru dhe të amortizuara

Arena e Lajmit

“Municioni i braktisur vuri në rrezik zjarrfikësit”/ Djegia e dy shtëpive në Gjirokastër, tre të moshuarit…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook