Roma fitoi 0-3 ndaj Frosinones, në përballjen e Serie A, të mbajtur këtë pasdite. Vendsasit ushtruan presion në minutat e para, por s’mundën dot të dërgojnë topin pas shpinës së portierit Svilar. Një eurogol i Huijsen elektrizoi stadiumin Stadio Benito Stirpe (Frosinone), me skuadrën e De Rossit që shkoi në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep.
Në pjesën e dytë, Roma vendos në kasafortë 3 pikët me golat e Azmoun dhe Paredes. Lukaku me shokë afrohen ndjeshëm drejt vendeve të para, teksa aktualisht kryeqytetasit pozicionohen në vendin e gjashtë.
(J.S/)