SHKODËR– Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me anë të një video të postuar në “Facebook” shkruan se e ka paralajmëruar shembjen e rrugës Korçë-Ersekë. Meta shprehet se rrugët e florinjta të Rilindjes po ndërtohen pa standarde. Sipas Metës, veprat më të mira të kësaj qeverie, janë gropat shumë të thella të korrupsionit në çdo sektor, që vetëm thellohen e përhapen kudo.
Postimi i kreut të PL, Ilir Meta:
Para një jave nga Shkodra e paralajmërova atë që pritej të ndodhte me rrugën super të shtrenjtë por pa standarde, “Korçë-Ersekë”, që rrezikon të përsëritet në “Kardhiq-Delvinë”, por dhe në rrugët e tjera të florinjta të “Rilindjes”.
“Veprat” më të mëdha të kësaj Qeverie janë gropat shumë të thella të korrupsionit në çdo sektor, që vetëm thellohen dhe përhapen kudo!
Kështu ndodh në një vend ku drejtësia garantohet nga ai që e ka kapur për fyti: Kryeministri!/Arena e Lajmit/