“Interi pika e kthesës”, Thuram sfidon Atleticon: Luajmë për fitore, jemi gati

Sulmuesi i Interit, Thuram dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Altletico Madrid në Champions League.

A fle shumë përpara këtyre ndeshjeve shumë të rëndësishme?

“Po, edhe para ndeshjeve të kampionatit. Nesër do të jetë një ndeshje e bukur dhe është shumë e rëndësishme të pushosh gjatë.”

Çfarë do të ketë ndryshe në këtë ndeshje?

“Ne fokusohemi te vetja, duhet të jemi shumë seriozë dhe të jemi të përqendruar që në minutën e parë për të luajtur një ndeshje të madhe.”

A mund t’ju krijojë probleme pozicioni dhe inteligjenca e Griezmann?

“Ne të gjithë e njohim Antoine, e dimë se ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, por është një problem që mund të zgjidhet si ekip, të gjithë së bashku.”

A është ky klub pika juaj e kthesës së karrierës?

“Po, kam mësuar shumë që kur erdha tek Inter, vazhdoj të mësoj lojë pas loje. Është një sezon që po shkon shumë mirë aktualisht. Le të shpresojmë që të vazhdojë kështu deri në fund.”

Si ju ka përmirësuar stërvitja me Lautaron?

“Ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë, të luash me të është e thjeshtë. Ne përshtatemi dhe njohim karakteristikat e njëri-tjetrit.”

Çfarë ndeshje prisni nesër?

“Duhet të hyjmë në fushë si në çdo ndeshje, për ta fituar. Ndeshja e nesërme është më e rëndësishme.”

Pikat e forta dhe të dobëta të Atletico Madrid?

“Është një skuadër që e njohim, e cila driblon mirë dhe ka sulmues të fortë. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj kundërsulmeve.”

Një cilësi e Inzaghit?

“Ai është shumë i sinqertë, na i thotë gjërat hapur në moment, nuk pret me ditë për ta bërë”

(J.S/)

Arena e Lajmit

“Interi pika e kthesës”, Thuram sfidon Atleticon: Luajmë për fitore, jemi gati

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook