Një nga lojtarët e sezonit, sulmuesi i Liverpul i përgjigjet publikisht interesit të Bajernit dhe Barcelonës

Sulmuesi i Liverpulit, Sadio Mane, i është përgjigjur negativisht interesimit të Bajernit të Mynihut dhe Barcelonës.

MANE 1

Të dyja klubet kanë shfaqur interes për kampionin e Afrikës me Senegalin, por vetë Mane duket i kënaqur në Liverpul dhe vështirë se do të largohet nga “Anfield”-i të paktën në këtë sezon.

Ai ishte heroi i Liverpulit në suksesin 1-2 përballë Aston Vilës, teksa pas ndeshjes, duke iu përgjigjur interesit të Bajernit e Barçës ka thënë:

“Unë jam shumë i kënaqur këtu në Liverpul dhe mendoj se kur të fitojmë ndonjë trofe më shumë do të jem edhe më i lumtur.

Dua të shfrytëzoj çdo moment dhe dua të bëj më të mirën për të ndihmuar shokët e mi.

Falë tyre gjithçka është më e thjeshtë”, ka deklaruar Mane.

Arena e Lajmit


Një nga lojtarët e sezonit, sulmuesi i Liverpul i përgjigjet publikisht interesit të Bajernit dhe Barcelonës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook