BELGJIKË – Më 25 nëntor 2022, pak pas orës 08.00 të mëngjesit, një banor vendas vuri re se nga porta e ish-garazhit të familjes Vermeulen po dilte tym, fiks përballë dyqanit AD Delhaize në Heule të Belgjikës.
Brigada e zjarrfikësve u desh të hapte portën për të hyrë brenda dhe zbuloi se kishte një zjarr të vogël në një kuti elektrike. Surpriza më e madhe ishte kur doli se në ndërtesë ishte ngritur një plantacion profesional kanabisi me më shumë se 1100 bimë. Në kuzhinë kishte në mure tabela në gjuhën shqipe. Dyshohet se të dyshuarit janë larguar, kur ka rënë zjarri.
Hetimi që pasoi, bëri të qartë se shqiptari Markeliano C., i cili u shfaq si italian me letra false, e kishte marrë me qira godinën. Pasi përfundoi në burg, si në Greqi ashtu edhe në jug të Francës, ai mund të ekstradohej në Belgjikë në mesin e vitit 2023.
“Kam paguar 1000 euro për të marrë me qira magazinën, por nuk e dija që aty do të ngrihej një plantacion kanabisi”, i tha ai gjyqtarit. “Unë u përdora sepse kisha letra false të identitetit italian. Nuk kisha lidhje me organizimin e plantacionit”, tha shqiptari. Prandaj, ai kërkoi lirimin. “Hetimi telefonik nuk mund të provonte se ai ishte ndonjëherë në magazinë dhe nuk u gjet asnjë ADN”m tha avokatja e tij Nadia Lorenzetti.
Në magazinë është gjetur ADN e dy shqiptarëve të tjerë. Jetnor C., 34 vjec, pranoi se ka punuar në plantacion për disa ditë. Ai u largua kur shpërtheu zjarri, por u kap disa ditë më vonë në një kontejner rrugës për në Angli. Besohet se banda ka fituar 600 mijë euro./Arena e Lajmit/