Deputeti Ervin Salianji, ka deklaruar se protesta e djeshme e opozitës tregoi se qytetarët e lirë kanë kurajë dhe se Shqipëria ka ende shpresë.
Në një postim në rrjetet sociale, ai tha se protesta e djeshme tregoi se vendi ynë meriton një qeverisje transparente e llogaridhënëse, ku respektohen të drejtat e njeriut.
Salianji ka ndarë me ndjekësit edhe pamje nga protesta e djeshme.