Thomas Tuchel është në qendër të ciklonit, pjesa më e madhe e ambientit bën përgjegjës trajnerin, por drejtuesit e klubit pas çdo hapi fals kanë nxituar duke e konfirmuar publikisht trajnerin. Sky Sport DE solli këtë të mërkurë një version final në lidhje me të ardhmen e Thomas Tuchel. Sipas medias gjermane, Tuchel do të largohet, por vetëm në përfundim të këtij sezoni.
Palët, trajneri dhe klubi, kanë gjetur akordin ndërmjet tyre për një largim miqësor në fund të këtij sezoni, vendim që tashmë është bërë zyrtar. Tuchel u ul në stolin e Bayern më 24 mars 2023 duke zëvendësuar Nagelsmamn, ndërsa firmosi një kontratë deri në 2025. Pasi fitoi në limite titullin një vit më parë, këtë sezon, Bayern duket janë gare në Bundesligë ndërsa në dyshim është edhe vazhdimësia në Champions League, në një kohë kur humbën 1-0 sfidën e parë përballë Lazio-s.
Pavarësisht se si shkon ky sezon, edhe nëse eliminohen nga Lazio, Tuchel nuk do të shkarkohet, por të vijojë të drejtojë Bayern Munich deri në përfundim të këtij sezoni. Këtë periudhë, drejtuesit e Bayern do të punojnë për të gjetur një pasues të denjë, një trajner për të rikthyer edhe një herë klubin në nivele të larta. Emrat që qarkullojnë në mediat këtë kohë janë të shumtë duke nisur nga Zidane, për të vijuar te Mourinho, Flick dhe Antonio Conte.
()