Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit lajmë të mediave ndërkombëtare në lidhje me protestën e djeshme të opozitës.
Në një reagim në Facebook, ai e quajti protestën një sukses të madh në arenën ndërkombëtare.
Postimi:
Protesta e djeshme madhështore e qindra mijëra qytetarëve të lirë kundër narkoshtetit dhe mesazhi i qartë që ajo dha është përcjellë gjerësisht në mediat më prestigjioze të botës.
Një sukses i madh në arenën ndërkombëtare i betejës pa kthim të popullit shqiptar në mbrojtje të pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor!