Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat.
Bardhi:
Dua pa dyshim të bëj një koment për vendimin e GJK për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Keqardhje e thellë që GJK nuk u ngrit në interesin e opinionit publik, nuk kërkoi mendim të pavarur të GJEDNJ, akt i tradhtisë kombëtare.
Marrëveshje përfshin Shqiptërinë në hartën e vendeve që cënon të drejtat e qytetarëve.
Dënoj ndërhyrjen e kabinetit të Ramës në anëtarë të GJK dhe shpreh keqardhjen që nga anëtar të betuar mbi Kushtetutë u ndërruan në Vali Bizhga në GJK. Rikonfirmoj vendimin e grupit të PD për të vijuar aksionin në Parlament.