PS tërheq ligjin për Amnistinë Penale nga seanca e sotme. Ligji për amnistinë penale kërkon 84 vota në Kuvend.
Dje Basha pohoi se deputetët e grupit të tij nuk do të ishin të pranishëm nëse nuk merreshin në konsideratë për këtë çështje edhe amendamentet e tyre. Po ashtu Basha kërkoi dhe lirimin e protestuesve të opozitës që u arrestuan ditën e tubimit nga policia.
Sakaq sot në Kuvend do të kalojë dhe marrëveshja me Italinë. Këto dy projektligje janë kundërshtuar nga opozita, e cila ka lëshuar dhe akuza në drejtim të qeverisë. Ndërkohë opozita prej disa kohësh nuk ka lejuar që seancat plenare të vijojnë në normalitet, pasi kërkojnë ngritjen e komisioneve hetimore.
()