Votimi për Zonat e Mbrojtura/ “Turp!”, protestuesit përplasen me Braçen, deputeti: Paskeni marrë dhe atë hajdutin e Saliut me vete?!

Pasi doli nga seanca plenare, ku u votua marrëveshja me Italinë për emigrantët dhe ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, Erion Braçe është ‘përplasur’ me qytetarë dhe aktivistë, pikërisht për ligjin e fundit që kaloi në Kuvend.

Ata i janë drejtuar deputetit të PS duke i thënë se duhej t’i vinte turp që votoi për ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ndërsa ai u është kthyer duke u thënë  se ‘kanë marrë me vete hajdutin e kohës së Saliut’.

“Turp, turp, Erion Braçe e votove ligjin? Turp!”, dëgjohen protestuesit duke iu drejtuar deputetit Erion Braçe.

“Paskeni marrë dhe atë hajdutin e kohës së Saliut me vete? Se ai e ka mbrojtur Divjakën, ai hajduti i Saliut, e keni aty!”, tha Braçe.

 

Arena e Lajmit

Votimi për Zonat e Mbrojtura/ “Turp!”, protestuesit përplasen me Braçen, deputeti: Paskeni marrë dhe atë hajdutin e Saliut me vete?!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook