Gjykata ka lënë në burg pa afat nënë e bir Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku, të akuzuar për keqtrajtim të një 10 vjeçari, nipi i Natashës dhe djali i Armandos.
Ata janë denoncuar nga nëna e të miturit, pasi e ekspozonin atë në rrjetin social, “TikTok”, duke folur me një fjalor banal, me qëllim për të përfituar ekonomikisht.
Në rrjetet sociale qarkullojnë shumë video të të miturit ku dëgjohet të flasë me një fjalor banal, i shtyrë nga babai dhe gjyshja e tij.