Policia e Vlorës dhe FNSH në terren, kontrolle të rrepta në hyrje të autostradës

Policia dhe FNSH kanë vendosur në hyrje të Vlorës, kontrolle të rrepta për persona të dyshuar dhe armë.

Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) po kryejnë kontrolle të imtësishme në hyrje dhe në dalje të qytetit. Sipas gazetarit Enrik Mehmeti në fokus të kontrolleve, janë automjetet me xhama të zinj, ndërsa kontrollet po kryhen edhe për persona të dyshimtë apo edhe që lëvizin me armë. Deri në këto momente, konfirmohet se qëllimi mbetet kontrolli, ndërsa nuk ka ende informacione për të shoqëruar apo të ndaluar.

Personat e dyshimtë janë ndalur nga policia dhe ju janë bërë kontrolle. Deri më tani policia nuk ka dhënë një njoftim për aksionin në fjalë. Kontrollet janë shtuar ditën e sotme edhe pas vënies në pranga të Armando Sulejmanit në Durrës, në kuadër të operacionit “Zëvendësimi”.

Arena e Lajmit

Policia e Vlorës dhe FNSH në terren, kontrolle të rrepta në hyrje të autostradës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook