“Bashkimi i demokratëve i vonuar”, Alesia Balliu: PD opsion qeverisës për rritjen e mirëqënies së shqiptarëve

TIRANË – Anëtarja e Kryesisë së FRPD-së, Alesia Balliu, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se bashkimi i demokratëve ishte i vonuar. Balliu theksoi se PD u bashkua në sheshe kundër autokratit Rama.

“Të gjithë demokratët u bashkuan në një protestë të madhe. Akti i bashkimit duhet përshëndetur. Protesta kishte shumë pjesëmarrje dhe ishte akt për t’u përshëndetur. Rama duhet të përgjigjet për krimin e organizuar, duhet të përgjigjet për qeverinë e tij. Të gjithë demokratët ishin bashkë kundër autokratit Rama. PD është bashkuar dhe kauza është shumë e drejtë. Luftën, PD e ka me Edi Ramën, me njeriun që largoi nga vendi më shumë se 1 milionë shqiptarë. Ky regjim kërkon qëndresë. PD do të japë opsion qeverisës shumë më të mirë se ky sot. Rama nuk mban përgjegjësi për asnjë shkelje. Bashkimi i demokratëve është i vonuar. Non grata është shpallur Sali Berisha dhe jo Partia Demokratike”, deklaroi Balliu.

() 

Arena e Lajmit

“Bashkimi i demokratëve i vonuar”, Alesia Balliu: PD opsion qeverisës për rritjen e mirëqënies së shqiptarëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook