Championsi dhe rivaliteti me Interin, ja përse titulli vlen aq shumë për Milanin

Njëmbëdhjetë vite janë shumë dhe milanistët po përgatisinflamujt dhe shajet që ishin pluhurosur. Stadiumi ka nisur tëmbushet dhe ndaj Fiorentinës u testua entuziazmi kuqezi.

MILAN

I nëntëmbëdhjeti do të ishte një titull po aq i papritur sa ai ifituar nga Alberto Zakeroni në vitin e 100-vjetorit të Milanit.Po aq i luftuar, por jo aq i papritur ai i fituar nga Alegri nëvitin 2011. Kanë kaluar 11 vite, ka pasur halle të vogla e tëmëdha, ndryshime pronësish dhe disfata, por tani publiku milanist ka më shumë se një arsye për ta konsideruar titullin emundshëm special.

Kokë më kokë me Interin

Në rast suksesi, Milani do të rrëmbente titullin e 19-të nëhistorinë e klubit duke barazuar Interin, ndërkohë që njëkohësisht do të ishin skuadra milaneze më e titulluar për trofenë total. Ajo që intrigon më shumë kuqezinjtë është se fitorjamund të vinte në një sezon të luftuar e që diferenca ka ardhurnga ndeshjet direkte. Në Milano raportohet një tension pozitiv dhe ka pritshmëri të mëdha për ndeshjet e mbetura. Diçkalogjike fundja duke parë vlerën e asaj që është në valle.

Për të qenë kokë grupi

Duke u shpallur kampion Milani do të ishte kokë grupi nëChampions duke pasur një short më të lehtë, sidomos krahasuar me atë që pati në këtë sezon. Shtatë vitet mungesë undien dhe kuqezinjtë ishin në një vazo e cila e përplasi mesuperfuqi si Liverpuli dhe Atletiko, ndërkohë që në rast titullido të kishte lehtësira. Për aq sa mund të quhen lehtësi ato tëChampions-it. Hovi përpara i shpërben aspektit sportiv, poredhe financave. Klubi është më joshës dhe “Elliott” mund tëvendoste kushte të tjera nga bisedimet për shitjen e aksioneve kuqezi.

Sponsorët, fitime për fanellën

Si ekip kampion do të përfitoheshin bonuse nga sponsorëtdhe më shumë joshje për markat që duan të bashkojnë emrine tyre me Milanin. Edhe UEFA do të ishte pozitive nga gjykimipër kuqezinjtë të cilët po lënë prapa kohët e borxheve dukepasur shëndet financiar të kënaqshëm dhe siguri për këdo qëdo t’i afrohej kuqezinjve. Fitime për klubin edhe në platformate ndryshme tregtare, aty ku zhvillohet dallimi i vërtetë mesnjë klubi të madh dhe atyre në rritje.

Vlera e futbollistëve

Tashmë vlerësimet e lojtarëve të rinj janë ngritur në qiell.Rafael Leao, për shembull, u pagua 24 milionë, por tani vlenrreth shtatëdhjetë. Milani nuk dëshiron të ndahet nga xhevahirët, “Elliott” nuk e bëri dhe në këtë shteg do të ecin edhepronarët e rinj. Sidoqoftë, çmimet e kuqezinjve po rriten nëtregun europian. Dhe rritja e mëtejshme e vlerës së grupit tëlojtarëve është një element i rëndësishëm për financat dhestabilitetin e një klubi që aspiron të rikthehet në elitën eEuropës.

Simboli Maldini

Një skudeto pas një periudhe kaq të shkurtër nën komandëne sektorit teknik do ta lartësonte Paolo Maldinin si një subjekt fitues jo vetëm si lojtar, por edhe si menaxher. Një haptjetër përpara për dikë që ka bërë shumë të tillë. Paolo përfaqëson një pikë referimi për lojtarët dhe një garanci për ata,klub apo punonjës, që e shohin veten duke u marrë me Milanin. Me krahun e tij të djathtë Masara, në harmoni me administratorin Gazidis dhe udhëheqësin e skautëve Monkada, Paolo ka ndërtuar një ekip të ri, të uritur dhe fitues. E mira më emadhe? Pa dyshim grupi.

Sukses edhe për tifozët

Një titull i tillë i papritur do të ndikonte pozitivisht edhe tetifozët më skeptikë, ata që mbetën mënjanë deri në fazat efundit. Kjo do të rriste më tej frekuentimin e tifozëve nëstadium dhe do t’i jepte një shtysë vendimtare idesë për njëstadium më modern. Diskutimet për vendin dhe afatet janëende të hapura, por Milani së shpejti do të ketë një projektpërfundimtar për stadiumin e ri. Në “San Siro” apo gjetkë, porndërkohë të dielën “San Siro” do të jetë skena për një publiktë dashuruar sërish.

Arena e Lajmit


Championsi dhe rivaliteti me Interin, ja përse titulli vlen aq shumë për Milanin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook