Teksa sot shënon dy vite nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, vjen një reagim dhe nga Gazment Bardhi. Ky i fundit thekson se paqja dhe demokracia mund të vihen nën sulm nga autokratë.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
Dy vite më parë Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të një vendi të lirë dhe demokratik siç është Ukraina. Kjo tregon se paqja dhe demokracia mund të vihen nën sulm nga autokratë edhe në shekullin e XXI.
Sot është dita që të gjithë të jemi bashkë në një përgjigje ndaj antivlerave që vënë në rrezik sigurinë kolektive. Ndërsa vlerësoj qëndresën heroike të qytetarëve të Ukrainës, solidarizohem me çdo viktimë të sulmeve barbare ruse.