SHKODËR – Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë private ne qytetin e Shkodrës.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për Arena e Lajmit se nën shoqërimin e kryetarit të bashkisë Shkodër Benet Beci, kreu i qeverisë bëri një ecje në pedonale deri tek kinema Millenium, e cila është në rikonstruksion e sipër, ndërsa e vizitoi nga afër.
Kryeministri po merr pjesë edhe ne kremtimet e karnavaleve përpara bashkisë ndërsa ndodhet nën praninë e bashkëshortes dhe djalit të tij.
()