Në një skuadër me Ernest Muçin? Rei Manaj “fikson” Besiktas

Rey Manaj po shkëlqen me Sivasspor. Paraqitjet e sulmuesit shqiptar me skuadrën turke nuk kanë mbetur pa u vënë re nga klube të tjera të këtij vendi, teksa sipas Takvim, Manaj pëlqehet nga Besiktas. Besiktas, ekip për të cilin luan Rashica dhe Muçi, do të ishte i kënaqur nëse do transferonte Manaj, pa marrë parasysh çmimin e operacionit.

Në fakt vlera e Manaj është rritur ndjeshëm, pasi futbollisti kuqezi ka realizuar 13 gola në kampionat. Kalimi te gjigandët e Besiktas do të ishte një “trampolinë” e vërtetë për 27-vjeçarin, në një periudhë të artë për të.

Rey Manaj është një nga alternativat e mundshme të trajnerit të Shqipërisë, Sylvinho, për t’u grumbulluar me Kombëtaren, për Europianin që do të mbahet në verë. Tekniku kuqezi po vëzhgon me kujdes paraqitjet e lojtarit dhe gjasat janë të mira që ftesa të vijë.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Në një skuadër me Ernest Muçin? Rei Manaj “fikson” Besiktas

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook