Lajm i fundit/ Tentojnë të vrasin një 25-vjeçar, policia ndërhyn në kohë dhe arreston një nga vëllezërit

Pas një konflikti për motive të dobëta, tentuan të vrisnin një 25-vjeçar, duke e dhunuar  goditur me automjet, arrestohet 30-vjeçari dhe punohet për kapjen e vëllait të tij që braktisi automjetin menjëherë pas konfliktit. Në pranga dhe 25-vjeçari, sepse rezultoi se drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur.

 

Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Policisë pas njoftimit të marrë për një konflikt ndërmjet 3 shtetasve, në lagjen nr. 2,  kanë shkuar  menjëherë në zonë, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasin/it përgjegjës.

 

Falë ndërhyrjes në kohë shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e konfliktit  dhe arrestuan në flagrancë shtetasin H. U., 30 vjeç, si  dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin G. U., 26 vjeç, të dy banues në Kavajë, sepse dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin shtetasin L. L., 25 vjeç, duke e dhunuar fizikisht atë dhe duke goditur me automjet, automjetin që drejtonte ky shtetas.

 

Në vijim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan  në flagrancë dhe 25-vjeçarin pasi nga verifikimet rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

 

Vijon puna  për kapjen e 26-vjeçarit që braktisi automjetin, sapo goditi me të, automjetin e shtetasit L. L..

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Arena e Lajmit

Lajm i fundit/ Tentojnë të vrasin një 25-vjeçar, policia ndërhyn në kohë dhe arreston një nga vëllezërit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook