Gjykata ka liruar 4 nga 6 të arrestuarit me urdhër të Prokurorisë së Sarandës për tjetërsimin e mbi 10 mijë m2 truall në bregdet me dokumente të falsifikuara.
Prokurori Kledian Llaho kishte kërkuar “Arrest ne burg” për 5 nga të arrestuarit dhe “Arrest në shtëpi” për Rovena Alikajn.
Pas 3 ore e gjysmë seancë, Gjyqtari Shkelzen Licaj ka vendosur masën “Arrest në shtëpi” për Pandi Zhongen, Drejtor i Urbanistikës në Bashki, Rovena Alikajn, juriste ne ASHK, Arhondia Caraj, përfituese trualli dhe Valter Llomi, përfitues trualli.
Ndërkohe Aleko Anagnosti noter dhe Fredi Merkuri përfitues, u lanë në “Arrest në burg” me afat 45 ditë.
Arena e Lajmit