Ardit Krymi, mesfushori i Vllaznisë u shpreh mjaft optimist për arritjet e skuadrës për këtë sezon, në intervistën e dhënë pas takimit të fituar 0-1 ndaj Dinamos.
“Të them të drejtën jam i gëzuar se ishte fitore me rival direkt siç është Dinamo që ka pasur një ecuri të mirë. Mendoj që në fillim të kampionatit kishim mungesa, ndikuan episodet, por jam i lumtur që jemi në rrugën e duhur. Ne po i marrim ndeshjet një nga një, punojmë çdo ditë në stërvitje dhe do të shkojmë deri në fund duke i marrë me radhë. Tirana? Do ta mendojmë si ndeshje të radhës. Kur vjen Tirana në Shkodër është ndeshje tjetër. Plus për tifozerinë që e ndjen shumë si ndeshje, mendoj se kemi për të bërë maksimumin” – Tha ai.
(J.S/)