Një qytetar është gjetur pa shenja jete në Rrugën e Elbasanit.
Policia bën me dije se personi nuk është identifikuar, ndërsa sa i përket moshës së tij, njoftohet se personi është rreth moshës 50-vjeç.
Nga këqyrja paraprake që i është bërë trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.
Arena e Lajmit