DURRËS – Vëllai i viktimës në Durrës, Pëllumb Metës, i cili u vra nga fëmijët e tij në Shënavlash, në një intervistë për gazetaren e News 24 Klodjana Haxhiaj, tha se vëllai i tij ka ushqyer kriminelë dhe vrasës. Ramazan Meta deklaroi se vëllai Pëllumb Meta është vrarë në gjumë, në pabesi të plotë. Sipas tij, Pëllumb Meta përpiqej së tepërmi për fëmijët, duke bërë punë të ndryshme, ndërsa u vra në një mënyrë makabre.
“Nuk di që vëllai im të ketë qenë konfliktual në familjen e tij. Fjalë do bëjmë të gjithë, por jo konflikte të mëdha. Edhe sikur vëllai im të ishte konfliktual, kjo nuk bëhet. Në gjumë e kanë vrarë, se nuk kishte takat ajo kriminele (kunata) ta bënte atë punë. Vëllai im ka jetuar mes kriminelëve. Ai përpiqej për fëmijët e tij, duke punuar ku të gjente dhe ja si ja shpërblyen. Vëllai im ushqeu kriminelët. Ngjarja është bërë me paramendim. Këta kanë punuar me vite për këtë krim. Derisa u bë ajo makabër, ata tani mund të thonë çfarë të duan. Hetuesit të bëjnë hetimet mirë dhe ta zbulojnë ngjarjen”, deklaroi Ramazan Meta.
()