Vjen zyrtarizimi, mbrojtësi i Shqipërisë rinovon me Benficën

Benfica ka rinovuar kontratën me Adrian Bajramin. Lajmi është dhënë nga klubi portugez, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Mbrojtësi i Kombëtares ka nënshkruar një marrëveshje të re, të vlefshme deri në vitin 2026. 21-vjeçari ka luajtur 20 ndeshje në sezonin 2023-2024 me Benficën B, duke dhuruar paraqitje të mira.

Në të kaluarën, ai ka dhënë kontributin e tij edhe për Benfica U23, duke luajtur 3 ndeshje.  Bajrami është impenjuar për Shqipërinë U19 dhe U21, ndërsa mbahet mend për faktin se ka veshur 3 herë fanellën e Kombëtares A.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Vjen zyrtarizimi, mbrojtësi i Shqipërisë rinovon me Benficën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook