Egnatia kryen llogaritë, 270 minuta për pikën e mbijetesës te rrogozhinasit

Egnatia u është rikthyer seancave stërvitore, pasi në fundjavë presin ekipin e Partizanit. E djeshmja ishte një seancë përgatitore e gjitha e qetë, ku nuk mungoi si gjithnjë prania e presidentit Agim Demrozi. Rrogozhinasit u goditën rëndë ndaj Teutës në vetëm 10 minutat e para të takimit duke mos u besuar syve.

EGNATIA

Pika më e fortë e tyre, loja në prapavijë, u shndërrua në pikën më të dobët të tyre. Pësuan golin e parë në qendër të mbrojtjes. Akoma më keq pësimi i golit të dytë, kur me një pasim, Teuta kapi mat një prapavijë të tërë. Jashtë forme dhe egoist u tregua sulmuesi kryesor, Pedro, që nuk goditi asnjëherë portën e Teutës.

Trajneri Zekirija Ramadani u tregua i ashpër kur fajësoi lojtarët për një lojë pa nerv. Por habiti jo pak vendosja taktike e Egnatias, teksa i la “pronësinë” e mesfushës Teutës dhe nga aty vendasit komanduan lojën.

LLOGARITË

Egnatias i duhet edhe një pikë për të garantuar mbijetesën në Kategorinë Superiore. Ajo ishte me fat në këtë aspekt, pasi sfida Skënderbeu-Dinamo mbaroi në interes të saj. Një fitore e Dinamos do të rrezikonte seriozisht Egnatian. Rrogozhinasit kanë në kalendar tri sfida të vështira, ku u duhet të paktën një pikë. Të shtunën do të presin Partizanin, me të cilin barazuan në fazën e shkuar dhe objektivi do të jetë barazimi.

Në rast humbjeje do të kërkojnë pikë në Shkodër javën e ardhshme e nëse dështojnë edhe atje, janë të detyruar që të paktën të mos pësojnë tre gola në ndeshjen e fundit mbyllëse me Dinamon, gjithmonë në rast se blutë i fitojnë ndeshjet e tyre.

Pra, është thuajse e sigurt se Egnatia do të përfundojë në vendin e tetë dhe do të zhvillojë në stadiumin e saj ndeshjen “play out”.

-Arena e Lajmit


Egnatia kryen llogaritë, 270 minuta për pikën e mbijetesës te rrogozhinasit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook