“Në Samitin e sotëm ishte edhe njeriu që luan fijet”, Nesho: Përfitoi Rama dhe Vuçiç. Synohet të rikthehet Ballkani i Hapur

Diplomati i njohur Agim Nesho i ftuar në “Open” në News 24, teksa komentoi sot samitin e Ukrainës në Tiranë, tha se nga ky samit përfitoi kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb, Vuçiç.

“Ishte një nevojë e Zelenskyt që do ta shikojmë edhe në samite të tjera. Është në një fazë të luftës që nuk duhet të dalë i humbur. Prandaj, gjithë aksioni i tij politik është sa më shumë kontakte me kombe të tjera dhe për të bërë problemin e Ukrainës ta rigjanllërojë. Disa qytete të vogla po humben në këtë luftë dhe lufta atje ka të bëjë jo vetëm me interesat e Ukrainës dhe Perëndimit por edhe të rendit tonë ndërkombëtar. Ky samit u kërkua nga zt.Rama dhe aq më tepër kishte ndërmjetësimin e atij njeriut që sot tregoi se luan fijet prapa skemës. Përndryshe, nuk kishte asnjë arsye që një anëtar i shoqërisë civile që ka miliarda lekë të qëndrojë prapa delegacionit shqiptar siç është Aleks Soros.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha se ne vijmë në Shqipëri për tre gjëra, e para ndihma për ndihmën që jep Shqipëria për fëmijët e pa përkrahur. E dyta, ndihmën në OKB. Po të shikosh, 1 muaj përpara Aleks Soros inicion një fondacion për ndihmën ndaj fëmijëve në Ukrainë. Mendoj që në diskutimin tonë se sa fitoi Shqipëria, mendoj se këtu është më tepër një rikthim i lojës që duan të bëjnë grupe të caktuara interesi për të faktorizuar Ramën dhe Vuçiçin. Nesër edhe në vazhdimësi keni për të parë që do të ketë nuanca të një vazhdimësie të Ballkanit të Hapur. Pjesëmarrja e Soros tregon këtë gjë. Po shikon se ka një neglizhencë nga SHBA. Politika e Jashtme nuk mund të jepet në formën e PPP-ve.

Arena e Lajmit

“Në Samitin e sotëm ishte edhe njeriu që luan fijet”, Nesho: Përfitoi Rama dhe Vuçiç. Synohet të rikthehet Ballkani i Hapur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook