Prania e Aleks Soros në Samitin e Tiranës/ Zhulali: Askush nuk i ka dhënë flamurin e shtetit të vet siç ia ka dhënë Rama. Agjendat e tij synon…

Në samitin e Ukrainës që u zhvillua në Tiranë, ishte i pranishëm edhe Aleks Soros, djali i filantropit George Soros. Duke komentuar këtë në studion e “Open” në News 24, Ilda Zhulali, Drejtuese e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në PD, thotë se askush nuk i ka dhënë flamurin e shtetit të vet siç ia dha sipas saj, kryeministri Edi Rama gjatë ditës së sotme.

“Për protokoll pas kryeministrit duhet të ishte ministri i Jashtëm dhe i Mbrojtjes, në vend të kësaj shohim ministrin e Brendshëm dhe Aleks Soros dhe dy anëtarë të tjerë të stafit të Soros. Kjo është krejtësisht anormale. Kjo vjen për interesat e tij financiare dhe politike. Shqipëria jonë është shumë e vogël, askush nuk ia ka dhënë këtë status siç ia ka dhënë Rama. Askush nuk i ka dhënë flamurin e shtetit të vet siç ia ka dhënë z.Rama. Nuk e di pse nuk ngrihet në Shqipëri për të pasur reagime. Çfarë përfaqëson ai? Ne shkojmë në kuti dhe votojmë. Rama edhe pse me zgjedhje të vjedhura, ka dalë si përfaqësues i Partisë Socialiste.

Njerëzit nuk e kanë votuar Aleks Soros. Deri ku shkojnë interesat që ai ka. Agjendat e tij në Ballkan është promovimi i Ballkanit të Hapur për të ngritur hegjemoninë serbe në rajon që bie ndesh me interesat tona kombëtare. Nuk e di nëse z.Rama i ka dhënë ndonjë premtim financiar. Edhe vetë në SHBA, Soros njihet si njeri që mbështet agjendat ekstreme majtiste dhe që në fund të fundit nuk përputhet me këtë shoqëri konservatore”, tha ajo.

Arena e Lajmit

Prania e Aleks Soros në Samitin e Tiranës/ Zhulali: Askush nuk i ka dhënë flamurin e shtetit të vet siç ia ka dhënë Rama. Agjendat e tij synon…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook