Vangjel Dule, në një deklaratë për mediat ka deklaruar se çështja ndaj Fredi Belerit ka qenë me regji të kryeministrit Edi Rama.
Vangjel Dule: Qëllimi është ti përgjigjemi sensibilitetit jashtë dhe brenda vendit mbi ecurinë e procesit ligjoj ndaj kreut të bashkisë Himarë Fredi Beleri.
Kjo është një çështje që nisi në 6 maj nga kryeministri dhe kryetari i PS zoti Rama. Nisi në fushatën zgjedhore në bashkinë e Himarës, ku u evidentuan prej të gjithëve dy elemente të papranueshme për një fushate zgjedhore. Denigrimi i figurës së zotit Beleri me fyerje bullizëm dhe karakterizime të papranueshme. Dhe së dyti me shpifje. Duke instrumentalizuar një intervistë në mediat greke, Rama shfrytëzoi segmente të medias prej tij e shndërroi në helenizim duke përmbysur kuptimin e fjalës.
Kur nuk gjetën një fakt të vetëm gjatë përgjimeve. Realizohet një arrestim, në fakt rrëmbim demonstrativ në qendër të Himarës, kur ai ishte me avokatin e tij. Kemi arrestim i cilësuar në flagrancë pa asnjë prove fakt e dokument.
Që nga 6 maji deri në 12 maj përgjimet e Belerit u shoqëruan në paralelen tjetër me retorikën në rritje nacionaliste të Ramës.
Një orë para arrestimit Rama e kërcënoi drejtë për së drejti nga një emision televiziv. Rama nuk u ndal me kaq, para çdo vendimi të gjykatave si për gjykimin në themel edhe për masat e sigurisë apo leja për betim, i ka paraprirë me deklaratat publike, duke matur peshën e fajit dhe duke e krahasuar me raste analoge. Kjo është ndërhyrje e hapur në punën e gjyqësorit dhe dëshmon de çështja Beleri ka qenë regji e monitorim nga Rama. Ju sjell në vëmendje se përjetojmë dy shkelje madhore kushtetuese.