Hija e Leo Messit vijon të përndjek C.Ronaldo-n edhe në Arabinë Saudite. Tifozët e saudit e kanë kuptuar prej kohësh këtë teksa vijojnë ta ngacmojnë në mënyrë konstante. Kështu ndodhi edhe në sfidën e fundit, atë kundër Al-Hazm, ku tifozët provokuan CR7 duke thirrur në korr emrin e Messi-t. Ronaldo nuk e priti mirë teksa humbu qetësinë duke reaguar me gjeste anti sportive.
Nuk ka kaluar në heshtje ky veprim i Ronaldos teksa ylli portugez është dënuar me 5 mijë euro gjobë dhe me një ndeshje pezullim. Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo bie pre e provokimeve, me tifozët rivalë që në mënyrë konstante në çdo stadium i përmendin Leo Messi-n, rivalin e tij më të madh.
()