Fshatrat e ish komunës së Tërpanit, në bashkinë e Poliçanit janë drejt izolimit të tyre të plotë dhe si pasojë e mungesës së infrastrukturës,banorët nuk arrijnë dot të lidhen me qendrat e qyteteve dhe rrugën nacionale.Bëhet fjalë për fshatrat Zhitom,Zhitom i madh dhe Tërpran, rruga drejt të cilëve është totalisht e amortizuar.Rruga për të shkuar në këto fshatra është më shumë se 20 km dhe në çdo cm të saj ka vetëm gropa,çarje dhe rrëshqitje rruge.Bëhet fjalë për rrugën ekzistuese,e ndërtuar që në periudhën e komunizmit,e cila sot është totalisht e shkatërruar dhe vështirësish e kalueshme jo vetëm për mjetet por edhe për banorët.
Kjo rrugë bëhet më e vështirë për të qarkulluar në stinën e dimrit,ku për shkak të temperaturave të ulëta ka prezencë ngricash në rrugë,ndërkohë që në ditët me shi mbulohet nga uji e gjana.Banorët e fshatit Zhitom në ish/komunën Tërpan në bashkinë e Poliçanit shprehen se,prej rrugës totalisht të shkatërruar ata nuk hyjnë e as nuk dalin dot nga fshati.Siç pohojnë edhe vetë ata,drejt fshatrave kalohet vetëm me zetorë dhe me mjete të larta,ndërkohë që për tu furnizuar me ushqime zbresin në qytet me një mjet transporti që vjen vetëm tre herë në javë në këto zona.Banorët pohojnë se,rruga e shkatërruar ka bërë që fshatrat të boshatisen dhe banorët të largohen drejt zonave urbane.
Fshatrat Zhitom, Zhitom i madh dhe Tërpan kanë pasur rreth 1300 banorë por rreth 40% e tyre janë larguar drejt zonave urbane.Në të gjithë territorin janë vetëm 15 fëmijë që ndjekin arsimin 9-vjeçar dhe faktet tregojnë se në vitet në vazhdim nē zonë mund të mbyllen edhe shkollat.