Një 32-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë gjermane si i dyshuar për një sërë veprash penale.
Fillimisht policia kishte ndaluar dy 16 vjeçarë gjermanë dhe një 17 vjeçar kroat në Tangstedter Landstrasse, të cilëve iu ishin sekuestruar sasi e madhe marijuane, hashashi, set peshoresh precize dhe një thikë. Policia kreu më pas kontrolle në banesat e prindërve të tyre në Langenhorn, Winterhude dhe Barmbek-Süd.
Në banesën e njerkut shqiptar të 17-veçarit kroat në Adolph-Schönfelder-Strasse, policia gjeti dhe sekuestroi 700 gram kokainë, rreth 50 mijë euro cash, 1 armë zjarri dhe 50 copë municione në dhomën e gjumit. Për këtë arsye u arrestua 32 vjeçari shqiptar ndërsa tre adoleshentët u lanë të lirë.