Vrasjet mes klaneve malazeze në Greqi, bisedat në “SKY ECC” zbulojnë tjetër lidhje me Shqipërinë. Kush është “Rabi” shqiptar i arrestuar

Një operacion i koordinuar nga Interpoli në disa shtete, e kryesisht në Serbi, Spanjë e Greqi, vuri në pranga një numër të madh pjesëtarësh të një grupi kriminal përgjegjës për vrasjen e 4 shtetasve malazezë, serbë e sllovenë në Vari të Athinë dhe Korfuz. Shkak i vrasjeve ishin konfliktet për trafikun e kokainës mes grupeve “Skaljari” dhe “Kavac” të Malit të Zi.

Mes personave të arrestuar, në rolin e ndihmësit të autorëve të dy prej vrasjeve, policia greke vuri në pranga shqiptarin 44-vjecar, Abas Rabi, nga Lazarati, një person i kërkuar për disa vepra penale në Shqipëri dhe me precedentë të mëparshëm penalë në vendin tonë.

Në dosjen hetimore veç të tjerash thuhet: “Në fund, ju lutemi të urdhëroni grumbullimin e materialit gjenetik nga i akuzuari “Rabi”, Abas i Imerit, në përputhje me nenin 201 të Kodit Penal, për analiza laboratorike”.

Veç rolit të Rabit në këto vepra kriminale, të zbërthyer kryesisht përmes aplikacionit “Sky ECC” ku Rabi përdorte kodin “FN6820”, por edhe nga dëshmitë e tij, të tjera detaje në lidhje me Shqipërinë kanë dalë në dritë. Kështu pas vrasjes së Igor Dedovic dhe Stevan Stamatovic në 19 janar 2020 në Vari të Athinës, në një bisedë në grup mbrëmjen e 20 janarit 2020 midis Dragan Knezevic, Radoje Zvicer, Milan Vujotic dhe një kodi PIN që përdorej në mënyrë të përbashkët nga vrasësit, Radoje Zvicer kërkon nga tre prej autorëve të vrasjeve (autorët ishin Milinko Brasinjovic, Marko Petkovic, Ljubomir Lainovic dhe Dragan Tomic) që ti dërgojnë datëlindjen me qëllim furnizimin me pasaporta shqiptare false.

Sipas bisedave në grup pasditen e 21 janarit 2020, u vendos që tre prej vrasësve, konkretisht Brasinjovic, Petkovic dhe Lainovic, do të merreshin nga banesa ku qëndronin në lagjen “Marusi” nga një person i panjohur, i cili do ti conte me rrugë automobilistike në Shqipëri, dicka që sic duket ndodhi, duke pasur parasysh që në 25 janar 2020, Marko Petkovic u arrestua në Serbi pasi ishte person në kërkim dhe prej atëherë ndodhet i burgosur.

Ndërkohë autoritetet ende nuk kanë arritur të identifikojnë shtetasin shqiptar, i cili në komunikimet “Sky ECC” lidhur me këtë grup, mban kodin “5BF926”.

F1b9c1cb E2e7 4439 8947 Cd02be7160f9
F1b9c1cb E2e7 4439 8947 Cd02be7160f9
Arena e Lajmit

Vrasjet mes klaneve malazeze në Greqi, bisedat në “SKY ECC” zbulojnë tjetër lidhje me Shqipërinë. Kush është “Rabi” shqiptar i arrestuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook