Veliaj nga Njësia 9: Partia Socialiste është kampione dhe nuk ka ndërmend të ndalë vrapin. S’mund ta drejtojnë Shqipërinë ata që janë reduktuar në një dritare”

“Një kampion që vrapon e thyen rekord, nuk i thuhet ndalë vrapin”, kështu u shpreh drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, nga Njësian 9, ku nënvizoi faktin se Partia Socialiste do vijojë të jetë e para, për sa kohë që ka vizion dhe projekte për të ardhmen e vendit.

“Nëse jemi më të shumtë në numër, atëherë jemi edhe më fitues, më komunikues, më bashkëpunues dhe unë besoj se do të kemi një fushatë super pozitive me një superfitore për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Për ne, parimi nuk është si të zvogëlohemi, si të heqim këtë, si të përzëmë atë, nuk jemi si në Big Brother, kush do dalë nga shtëpia jonë. Ne themi kush do futet në shtëpi sot, për gjithë çunat e gocat që janë pjesë e kësaj familje, për të mos dalë më kurrë dhe për të qenë pjesë e fitoreve tona, punës dhe garës sonë të përbashkët”, tha ai.

Veliaj shtoi se Shqipëria sot është një vend krejt tjetër, ku e gjithë bota mblidhet këtu, ndryshe nga koha kur drejtohej nga partia, e cila është reduktuar në një dritare.

“Kush e mendonte që thuajse çdo javë, bota do të mblidhej këtu. Më herët erdhi Sekretari Amerikan i Shtetit, pastaj Presidenti i Ukrainës. Imagjinoni, dikur ky ka qenë vendi më i izoluar në botë, jo vendi ku duan të shkojnë të gjithë, ca për pushime, ca për diplomaci dhe ca për investime. Shqipëria ka ndryshuar si nata me ditën. Kush nuk ka sy ta shohë, sigurisht që do përfundojë tek ajo rrugica atje, por kini parasysh se tek ajo rrugica atje, ata deri dje, deri në vitin 2013, menaxhonin gjithë Shqipërinë, pastaj fituam ne, por deri në 2015 menaxhonin vetëm Bashkinë e Tiranës, që prapë shumë është, territor shumë i madh e me shumë njerëz. Pas asaj, në 2017 menaxhonin vetëm bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku vunë çadrat. Pas bulevardit menaxhonin vetëm oborrin e PD, ku dogjën shtëpinë e tyre. Imagjino, njerëz që djegin shtëpitë e tyre, as nuk u bie ndërmend të rregullojnë shtëpitë e njerëzve! Nga bulevardi përfunduan në një rrugicë, dhe tani nga një rrugicë po reduktohen në një dritare. Shprehja ‘kokoshi një thelë’ është bërë fiks për ata”, tha Veliaj.

Arena e Lajmit

Veliaj nga Njësia 9: Partia Socialiste është kampione dhe nuk ka ndërmend të ndalë vrapin. S’mund ta drejtojnë Shqipërinë ata që janë reduktuar në një dritare”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook