“Trashëgimia kulturore s’mund të jetë dekor”, Kumbaro flet për Butrintin: Fondi shqiptaro-amerikan nuk është ndërmarrje private, të ardhurat do të…

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e ftuar në emisionin “Kjo javë” nga Nisida Tufa në News 24, foli edhe për parkun arkeologjik të Butrintit, duke theksuar se synimi është që të ardhurat të riinvestohen.

“Gjërat janë shumë të qarta që në vitin 2018 dhe jep mundësi që kultura ose trashëgimia kulturore nuk mund të jetë thjesht një dekor. Një nga mënyrat janë edhe fondacionet, të cilat nuk do të thotë se janë ndërmarrje private.

Janë fondacione kulturore që i krijojnë mundësi një siti të trashëgimisë kulturore që të krijojë të ardhura dhe ato të ardhura t’i riinvestojë brenda për brenda dhe fondacioni është një formë menaxhimi që e krijon këtë mundësi.

Ky fondacioni i Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Fondacionin shqiptaro-amerikan që ka derdhur miliona, jep donacion për t’u riivenstuar për shërbime më të mira për parkun arkeologjik të Butrintit. Rolin themelues, menaxhues dhe autoritetin e Ministrisë së Kulturës e kemi të garantuar si në ligjin për trashëgiminë kulturore ashtu edhe për ligjin e dedikuar”, theksoi ajo.

Arena e Lajmit

“Trashëgimia kulturore s’mund të jetë dekor”, Kumbaro flet për Butrintin: Fondi shqiptaro-amerikan nuk është ndërmarrje private, të ardhurat do të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook