U plagos nga shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë, si paraqitet gjendja shëndetësore e deputetit të PS

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Lushnjën, ku pas një shërbimi në një kapanon në ndërtim humbën jetën dy persona dhe u plagosën 7 të tjerë, zbardhen detaje nga gjendja shëndetësore e deputetit të PS-së, Bujar Çela. Ky i fundit ishte mes të plagosurve, nga shpërthimi në këtë subjekt që ishte në pronësi të tij.

Mësohet se Çela ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje të mirë shëndetësore. Ai iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale ditën e premte, kur ndodhi edhe ngjarja.

Sakaq, në kujdes intensiv është i plagosuri Sokol Lumi, ndërsa të tjerët janë në gjendje të mirë. Kujtojmë se babë e bir humbën jetën nga shpërthimi, Roland dhe Elidon Hoxha. Gazetari i News24 dhe , Julian Kasapo raportoi se në spitalin e Lushnjes aktualisht ndodhet Sajmir Korreshi i cili ka cifla nga shpërthimi në duar. Kanë marrë mjekim dhe janë larguar për ne banesë Ilia Sota, Lunedi Golemi, Ervis Sharka si dhe Ergys Gorovelli.

()

Arena e Lajmit

U plagos nga shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë, si paraqitet gjendja shëndetësore e deputetit të PS

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook