Ministri Niko Peleshi, në fjalën e tij në ceremoninë e përurimit të bazës së re të NATO-s në Kuçovë ka deklaruar se do jetë baza kryesore e Forcave tona ajrore ndërsa theksoi se kjo është një pikë strategjike për Aleancën dhe për rajonin.
Peleshi: Sot deklarojmë Zyrtarisht rihapjen e bazës ajrore të Kuçovës.
Krenaria e sotme është mëse e ligjshme. Një vend i vogël si ne ka nderit ti ofrojë aleancës këtë aset të vyer në skemën e mbrojtjes kolektive.
Erdhi koha që në Kuçove të ndjehen avionët e NATO-s.
Kuçova do jetë baza kryesore e Forcave tona ajrore.
Black Hock dhe dronët Bajraktar janë aktualisht në gatishmëri të plotë për të nisur fluturimet në bazë. Numri i tyre do rritet ndjeshëm në vijim. Aleatë shiheni këtë bazë si pike strategjike. Baza ka kapacitet për përballjen me fatkeqësitë natyrore. Nyje lidhëse për vendet e rajonit. Jo më larg se dy vite më parë nuk e kishim menduar se Europa do përballet me një agresion të tillë siç po ndodh me agresionin rus në Ukraine. Gjithçka pritet nga fronti i lindjes, duhet të jemi të përgatitur bashkimin i forcave dhe bashkimin e kapaciteteve tona mbrojtëse.
Kemi plane edhe për Porto Romanon.