Hapja e bazës së së NATO-s në Kuçovë, Mediu: Çdo strukturë e Aleancës Veri-Atlantike na ofron siguri

TIRANË – Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, në një lidhje direkt në News24, duke folur për hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë, deklaroi se çdo strukturë e Aleancës Veri-Atlantike, i ofron Shqipërisë siguri.

Mediu theksoi se Shqipëria duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen e saj. Sipas tij, Serbia po armatoset dhe përban gjithashtu rrezik për destabilitetin ballkanik.

“Serbia po shpenzon tepër para për mbrojtjen. Serbia përbën rrezik për rajonin. Çdo strukturë e NATO-s na ofron siguri. Shpenzimet tona për mbrojtjen duhet të jenë më tepër se 2 përqind të PPB-së. Shqipëria duhet të mbrojë Kosovën, duhet të gjejnë rrugët e komunikimit qeveritarët në Prishtinë dhe në Tiranë. Njerëzit janë të përkohshëm, Shqipëria dhe Kosova janë të përjetshme”, u shpreh Mediu.

()

Arena e Lajmit

Hapja e bazës së së NATO-s në Kuçovë, Mediu: Çdo strukturë e Aleancës Veri-Atlantike na ofron siguri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook