Qasja fillestare e procesit të lënies së duhanit që përfshin trajtimin mjekësor dhe ndryshimin e sjelljes, rrjedhimisht bën që ky proces të të kufizojë lirinë e zgjedhjes por edhe mund të inkurajojë varësinë afatgjatë te terapia mjekësore. Kështu është shprehur Dr. John Oyston një anesteziolog nga Toronto, i njohur për pjesëmarrjen aktive në nisma të shumta për të reduktuar duhanin si dhe advokues i burimeve më të sigurta për duhanpirësit e rritur.
Në një artikull të publikuar në median “Filter”, Ojston thotë se lënia e cigares, është një vendim që duhet respektuar si një iniciativë e lirë e konsumatorit e jo si procedurë mjekësore. Ai thekson se, një qasje mjekësore mund të etiketojë duhanpirësit si të varur dhe në të njëjtën kohë të pengojë procesin e lënies së duhanit, e sipas tij, terapitë mjekësore që u bëhen duhanpirësve që duan të lënë cigaren kanë efektivitet minimal.
Oyston thotë se cigaret elektronike dhe alternativat e tjera më pak të dëmshme se cigaret tradicionale, ofrojnë një alternativë më të sigurt për shpërndarjen e nikotinës në krahasim me duhanin tradicional.
Ndryshe nga cigaret tradicionale, një avantazh tjetër i cigareve elektronike dhe alternativave të tjera është se janë të rekomanduara për reduktimin gradual të cigares.
Si shembull pozitiv ai përmend Britaninë e Madhe, ku deri në vitin 2023, rreth 2.7 milionë njerëz kanë kaluar plotësisht nga cigaret tradicionale në ato elektronike, produkt që ata mund të blejnë kudo, nga pikat e karburantit në supermarkete. Ai thekson se kurë nuk ka patur një ndikim kaq të madh një alternativë e tillë për të lënë duhanin.
“Në vend që t’i trajtojmë ata si pacientë, mund të jetë më mirë t’i konsiderojmë duhanpirësit si racionalë dhe konsumatorë inteligjentë, të cilët thjesht nuk janë mjaftueshëm të informuar për opsionet e disponueshme për konsumimin e nikotinës”, thotë Oyston.
“Përzgjedhja e produktit shpesh bazohet në politika dhe jo në shkencë, duke rezultuar në qasje të ndryshme në mbarë botën në luftën kundër pirjes së duhanit.”- vijoi ai.
Eksperti nënvizon se megjithëse Organizata Botërore e Shëndetësisë bën thirrje për ndalim apo trajtim mjekësor për cigaret elektornike, ka alternativa shumë më të sigurta që duhet të jenë të disponueshme lirisht në dispozicion pa mbikëqyrje mjekësore.
“Shtete të ndryshme kanë lejuar përdorimin e gjerë të cigareve elektronike, pajisjeve që ngrohin duhanin apo të duhanit oral dhe produkteve të nikotinës, në secilin rast kjo alternativë shkaktoi një rënie dramatike të konsumit të cigareve tradicionale në nivelin e popullsisë. Në një “botë racionale”, cigaret elektronike, pajisjet për ngrohjen e duhanit dhe produktet orale do të ishin në dispozicion – dhe do të shiten kudo që konsumatorët mund të blejnë cigaret. Ato duhet të vijnë në një sërë shijesh të ndryshme, me norma tatimore të vendosura për të inkurajuar kalimin nga cigaret, në alternativat pa tym”, beson doktori.
Mirëpo, siç thekson ai më tej, duket se mjekët dhe punonjësit e shëndetësisë kanë një kundërshtim jo racional ndaj produkteve më pak të dëmshme që përmbajnë nikotinë, sipas ekspertit, me gjasë sepse ato konkurrojnë me programet mjekësore.