Ashtu siç pritej, trajneri i Interit, Inzaghi ka preferuar të bëjë disa ndryshime në formacionin titullar, për takimin e sotëm ndaj Genoas. Nga minuta e parë e nis Krisjtan Asllani, i cili synon që të lërë gjurmë ndaj një rivali të tillë.
Mesfushori kuqezi, sa herë i është dhënë mundësia, ka treguar veten. Ndeshja e tretë radhazi si titullar është një tregues i qartë për rritjen e tij dhe me interes të madh pritet të shihet paraqitja e Asllanit sonte.
Sa i takon rreshtimit, përpara Sommer është vendosur Augusto, De Vrij dhe Pavard. Në mesfushë, përvecc shqiptarit, janë Dumfries, Barella, Mkhitaryan dhe Dimarco. Sulmi përbëhët nga Lautaro-Sanchez.
INTER (3-5-2): Sommer; Pavard, De Vrij, Carlos Augusto; Dumfries, Barella, Asllani, Mkhitaryan, Dimarco; Sanchez, Lautaro.
GENOA (3-5-2): Martinez; De Winter, Bani, Vasquez; Sabelli, Messias, Badelj, Frendrup, Martin; Gudmundsson, Retegui.
(J.S/)