Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot në dhomë këshillimi rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili kundërshton masën e parë detyrim për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.
Berisha nuk e zbatoi këtë masë pasi e konsideroi anti-kushtetuese për shkak se SPAK nuk mori autorizim në Kuvend.
Po sot Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e SPAK që kërkon kthimin në burg të Jamarbër Malltezit.
Berisha dhe Malltezi janë të dy në arrest shtëpie.