Zhoze Murinjo ka tërhequr ditën e sotme çmimin e trajnerit të sezonit për Serinë A, të cilin e fitoi si trajner i Interit në vitin 2010.
Portugezi nuk e kishte pranuar çmimin në vitin e tripletës në shenjë proteste ndaj trajnerëve të tjerë për shkak të disa komenteve që ata kishin bërë kundrejt tij.
Pas 12 vitesh më në fund ky çmim është pranuar nga ana e 59-vjeçarit, që e shton kështu në listën e trofeve të tjerë që fitoi gjatë atij sezoni me zikaltërit.
Arena e Lajmit