Trajneri i Laçit, Armando Cungu analizoi humbjen në Kupën e Shqipërisë me shifrat 3-1 ndaj Egnatias.
“Përtej kundërshtarin që kishim përballë, nuk ishte ndeshje dinjitoze për ne. Nuk e kishim përgatitur kështu. Për vazhdimësinë e kampionatit duhet të ndryshojmë mënyrë ne sjelljes në fushën e lojës. Nuk kanë mbetur edhe shumë javë dhe Laçi e ka çdo ndeshje finale. Duhet të ndryshojmë shumë shpejt situatën. Kam bërë vetëm dy stërvitje dhe nuk e di çfarë të them për gjendjen e ekipit. Laçin e kam ndjekur çdo ndeshje dhe them se ka bërë mirë pavarësisht që nuk ka patur ekuilibër për mbrojtjen e rezultatit. Ka lojtarë me cilësi, por Laçi ka nevojë për pikë.
Laçi në “Final Four”?
“Sot nuk funksionuam si ekip, jo vetëm në repartin e mbrojtjes. Kishim edhe dëmtimin e Luiz që ishte një mungesë e rëndësishme, por nuk është justifikim. Final Four? Kam ardhur të bëj maksimumin tim dhe me pretendime për ta çuar Laçin sa më lart, pse jo në katërshe. Por duhet të mendojmë për Kukësin si fillim.”
A mendon që Laçi mund të japë shumë më tepër?
“Unë mendoj që po. Me aq sa kam parë ka shumë mundësi të japë më tepër. Megjithatë ky ngërçi psikologjik ka ndikimin e vet. Duhet të ndryshoja gjendjen psikologjike duke komunikuar me ekipin duke iu thënë që të kemi besim në vetvete. Natyrshëm për ta kaluar këtë ngërç është rezultati dhe duhet të shkojmë për të fituar në Kukës, në të kundërt vështirësohen punët. Ka pikë shumë në lojë, por edhe s’ka. Janë 10 javë, por sikur ka pikë për ne, ka edhe për kundërshtarët. Duhet të quajmë çdo ndeshje finale dhe le të fokusohemi te Kukësi. 3 pikët në Kukës do të jenë shumë qetësuese.”
Mbijetesa apo Final Four?
“Nuk është çështje presioni poshtë. Duhet të jemi vigjilentë. Ajo ç’ka më shqetëson është ndryshimi i kësaj situate dhe pastaj do të jetë më e lehtë për ne. Unë kam kaluar sfida më të vështira se këto, por për djemtë është shumë e nevojshme”
(J.S/)